Ekskursione

Xhiro me yacht

20 KOR 2026  ·  Tragjas Grand Hotel Team
Zbrit
Të gjitha postimet

Për ata që kërkojnë një përvojë më të qetë dhe luksoze në det, xhiroja me jaht është zgjedhja perfekte. Jahti niset nga zona e Orikumit dhe të çon drejt gjireve më piktoreske të bregdetit, larg zhurmës së plazheve të populluara.

Në bord mund të shijoni diell, pije freskuese dhe pamje panoramike të malit që bie direkt në det. Shumë çifte e zgjedhin këtë xhiro për festimin e një dite të veçantë ose thjesht për një pasdite romantike larg bregut.

Xhiroja mund të organizohet me orë ose për gjithë ditën, në varësi të dëshirës suaj. Ekipi i hotelit koordinon transportin nga Tragjas Grand Hotel deri te porti, që gjithçka të jetë e thjeshtë dhe pa stres.

Tragjas Grand Hotel Team20 KOR 2026